“Dinamika e konfliktit mund të eskalojë lehtësisht në një shkëmbim nuklear”, ka thënë Dimitry Gorenburg, analist për politika ushtarake ruse, pjesërisht sepse kjo luftë po ndodh në zemër të Evropës, ku forcat janë të grumbulluara pak orë larg Moskës dhe kryeqyteteve evropiane.

Luftë e madhe në kufijtë mes të NATO-s dhe Rusisë. Ndihmë e fuqishme ushtarake e NATO-s. Rusia po kërcënon për hakmarrje direkte. Një disponim i izolimit dhe dëshprimit në Kremlin. Rritje e paqartësisë në vijat e kuqe të të dyja palëve.

Derisa Rusia dhe NATO e eskalojnë pozitën e tyre rreth Ukrainës, strategjistët nuklearë dhe ish-zyrtarët e SHBA-së tërheqin vërejtjen që edhe më tutje lufta e paqëllimshme nukleare është një opsion i largët, por jo i pamundur.

“Prespektiva e luftës nukleare është kthyer brenda fushës së të mundshmës”, ka tërhequr vërejtjen këtë javë Antionio Guterres, sekretar i përgjithshëm i OKB-së.

Liderët në të dyja anët konsiderojnë që një luftë e tillë do të ishte e paparamendueshme, ndonëse ata po bëjnë përgatitje për atë se si do të reagonin në një situatë të tillë. Por frika ekziston, thonë ekspertët, që nëse ajo luftë do të ndodhte, nuk do të ishte e qëllimshme, por keqkuptim, dhe se provokimet kanë shkuar shumë larg dhe secila palë do të futej në një spirale për t’iu përgjigjur palës tjetër.

Lufta në Ukrainë e ka rritur nivelin e rrezikut më së shumti që prej krizës së Kubës, dhe në disa rrafshe është shumë më e rrezikshme se sa atëherë, thonë ekspertët, raporton New York Times.

NATO i ka ngjeshur trupat e veta në kufi me Rusinë, në kohën kur shumica e trupave ruse janë në Ukrainë. Kjo do të mund ta frikësonte Kremlinin paranojak, që Perëndimi po përgatitet për një aksion për t’i hequr ata prej pushtetit.

Rusia ka deklaruar që ndihma ushtarake e NATO-s ndaj Ukrainës është kërcënim për luftë dhe ka lënë të kuptohet që mund të sulmojë konvojet e NATO-s. Gjatë vikendit raketat ruse e goditën një bazë ushtarake të Ukrainës vetëm disa kilometra larg kufirit të Polonisë.

“Gjasat për përdorim të armëve nukleare janë shumë të vogla, por nuk janë zero. Është mundësi reale dhe kjo mundësi mund të rritet. Këto gjëra mund të ndodhin”, ka thënë ai për NYT.

Kremlini ka filluar të kërcënojë me një mundësi të tillë. Ata që përgatisin luftëra në Rusi, të obsesionuar me një goditje të NATO-s, në një dokument të fundit, kanë thënë që Rusia mund ta përdorë forcën nukleare, një lëvizje që për pushtetin sovjetik ka qënë i paparamendueshëm.

Përfundimi i një sulmi nuklear do të ishte e pamundur që të parashikohet. Në një simulim të Universitetit të Princeton-it, ku ishte projektuar një sulm tit for tat, ku do të përdoreshin edhe raketat balistike interkontinentale, thuhet që brenda disa orëve do të mund të vriten 34 milionë vetë.

Ish-zëvendësi i përgjithshëm i NATO-s, Aleksander Vershbow, ka thënë që liderët Perëndimorë kanë konkluduar që planet ruse për përdorimin e këtyre armëve janë të sinqerta, duke e rritur kështu rrezikun që kjo gjë do të mund të fillonte prej një hapi të gabuar ose aksidenti.

“Rreziku definitivisht është rritur në dy javët e fundit”, ka thënë Vershbow.

“Dinamika e konfliktit mund të eskalojë lehtësisht në një këmbim nuklear”, ka thënë Dimitry Gorenburg, analist për politika ushtarake ruse, pjesërisht sepse kjo luftë po ndodh në zemër të Evropës, ku forcat janë të grumbulluara pak orë larg Moskës dhe kryeqyteteve evropiane.

Pjesërisht gjithashtu sepse Rusia e ka ulur pragun e përdorimit të armëve nukleare dhe një gjë e tillë e bën gjithë procesin të lëndueshëm.

Moska gjithashtu beson që një lloj i konfliktit NATO – Rusi tashmë ka filluar. Doktrina ruse është e dizajnuar rreth frikës që Perëndimi do të fillojë sulmin ndaj Rusisë me sanksione ekonomike, duke nxitur trazira në Rusi, e që si hyrje në një invazion.

“Shumë prej këtyre pjesëve të tmerrit janë duke u bërë bashkë”, thotë Samuel Charap, që studion politikën e jashtme ruse në RAND Corporation.

E vërteta është që as Putin nuk di për momentin dhe vijat e kuqe të përdorimit të armëve nukleare. Mirëpo edhe frika amerikane që Rusia do t’i përdorë këto armë mund të paraqesë rrezik.

Çfarëdo konflikti nuklear ngërthen në vete një rrezik te eskalimit, që analistët e quajnë “përdori ose humb”.

Të dyja palët e dinë që një sulm rapid nuklear do të mund t’i asgjësojë forcat e tyre ushtarake në Evropë, ose ndoshta edhe krejt arsenalin nuklear, duke i lënë ata pa mbrojtje.

Kjo nënkupton që të dyja palët janë të detyruara që të nisin sulmin të parët – edhe nëse liderët do të besojnë që konflikti ka nisur gabimisht.

/TV Malisheva

Share.