Dwayne ‘The Rock’ Johnson ka konfirmuar se nuk do të luajë më në asnjë prej filmave të ardhshëm “Fast & Furious”.
Aktori ka qenë pjesë e franshizës së popullarizuar që nga viti 2011 kur u lansua “Fast Five”, në të cilin liuajti rolin e agjentit të angazhuar për kapjen e Dominic Toretto (Vin Diesel).
Në vazhdim, ai ishte protagonist edhe në “Fast and Furious 6”, një karakter shumë më i rëndësishëm në “Furious 7”, njëri nga yjet në “The Fate of the Furious”, si dhe ishte titullar në ‘spin-off’, “Hobbs & Shaw”.
Përkundër shfaqjes së përbashkët në ekran, për thuajse një dekadë ka pasur tensione ndërmjet ‘The Rock’ dhe Vin Diesel.
“U uroj shumë fat në ‘Fast 9’. Dhe u uroj fat në ‘Fast 10’ dhe ‘Fast 11’ dhe të gjithë filmat ‘Fast & Furious’ që do t’i bëjnë pa mua”, ka deklaruar Johnson, citon The Indipendent. /TV Malisheva