Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Goodison Park” mes skuadrës së Evertonit dhe asaj të Manchester United, ku nikoqirët kanë arkëtuar pikët e plota.
Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Evertonit ka arritur të shënojë fitore tejet të rëndësishme në garën për mbijetesë, ku e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 Manchester United.
Golin e vetëm të ndeshjes, dhe të fitores për skuadrën e Frank Lampard e shënoi sulmuesi i krahut Anthony Gordon, i cili shënon në minutën e 27′ për rezultatin final 1:0.
Me këtë fitore, Evertoni vazhdon të qëndrojë në vendin e 17, por tani me katër pikë larg zonës së rrezikut, respektivisht me 28 pikë të arkëtuara, ndërsa Manchester United zë vendin e shtatë në tabelë me 51 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Evertonit.
/TV Malisheva