George Orwell (1903 – 1950) njihet si shkrimtari me potencial profeti i romanit dystopian (anti-utopik) “1984” dhe romanit alegorik “Ferma e Kafshëve”.

Ai gjithashtu ka shkruar shumë ese, ditarë (frymëzuar nga puna e tij si reporter i luftës, kryesisht) dhe poezi. Me qindra ese të tij të shkruara përgjatë dekadave prekin një larmi të madhe temash, nga letërsia te politika dhe filozofia.

Orwell, emri i vërtetë i të cilit ishte Eric Arthur Blair, ishte një person shumë i shquar me pikëpamjet e tij për të gjitha aspektet e jetës.

Sjellim për lexuesit një përmbledhje me thëniet më të bukura të Orwellit:

-Një popull që zgjedh politikanë të korruptuar, mashtrues, hajdutë dhe tradhtarë nuk janë viktima, por bashkëpunëtorë.

-Liria është liria për të thënë se dy plus dy bëjnë katër.

-Thelbi i të qenit njeri është se nuk kërkon përsosmëri.

-Kishte një besim në revolucionin dhe të ardhmen, një ndjenjë se papritmas u shfaq në një epokë barazie dhe lirie.

-Mendimi i dyfishtë nënkupton fuqinë e mbajtjes së dy besimeve kontradiktore në mendjen e dikujt, dhe pranimin e të dyjave.

-A do të ndiejë ndonjëherë njeriu në rrugë se liria e mendjes është po aq e rëndësishme dhe po aq e nevojshme për t’u mbrojtur sa buka e tij e përditshme?

-Ndoshta dikush nuk do donte ta donin më shumë sa të kuptonin.

-Njerëzit mund të parashikojnë të ardhmen vetëm kur ajo përkon me dëshirat e tyre, dhe faktet më të dukshme mund të injorohen kur ato janë të padëshirueshme.

-Përballë dhimbjes nuk ka heronj.

/TV Malisheva

 

Share.