Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, akademik, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82) dhe zv/kryetar i Frontit Demokratik. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.
Ja disa thënie nga shkrimtari ynë Ismail Kadare:
-Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre.
-Të falësh nuk do të thotë të harrosh.
-Sillu aq mirë me ata që të lëndojnë, sa t’iu vijë neveri nga vetja e tyre.
-Fjala është si bleta që ka edhe mjaltin, edhe thumbin.
-Dëgjo… Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve.
-Kultura antike është pasaporta autentike e kulturës kombëtare.
-Ata që shohin qart edhe larg, në të ardhmen janë të padëshirueshëm për çdo pushtet tiranik.
-Armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë.
-Sa i hollë është kufiri mes urrejtjes dhe dashurisë. Në ankthin e dhimbjes klith: Të urrej, sepse nuk mund të dashuroj askënd tjetër.
/TV Malisheva