Njihuni me disa thënie interesante për mendjen dhe mençurinë.

Njeriu nuk matet me metër.

Shpesh mendja gjeniale gjendet në kokën e vogël.

Mendja është buka që të ngop; shakaja është speci që të zgjon oreksin.

Arti i intrigës kërkon mendje, por e përjashton talentin.

Një numër i vogël mendjesh vdes nga konsumimi, kurse pjesa më e madhe ndryshket nga mospërdorimi.

Epërsia kryesore e mendjes nuk është gjallëria por saktësia, sikundër vlerën e një lavjerësi nuk e përcakton shpejtësia por saktësia e lëvizjes.

Vetmia për mendjen është si dieta e urisë për trupin: hera herë ajo është e nevojshme, por nuk duhet të zgjasë edhe shumë.

Gjallëria e mendjes varet nga shpejtësia e operacioneve të saj.

Mendja e ngathët mund të jetë zbuluese, e gjalla – shterpë.

Atje ku mungon mendja, mungon çdo gjë.

Njeriu ruan në kujtesë gjithçka që i intereson, kurse mendja thellë i shtrin interesat e saj mbi një mori idesh.

Është e fare e lehtë të thurësh një kurorë se sa të gjesh një kokë të denjë për të.

Njerëzit e mençur janë fjalori më i mirë enciklopedik.

Njeriu i mençur bën mënjëherë një gjë, që budallai do ta bënte me vonesë.

Origjinaliteti i mendjes është vetmia e mendjes.

Mendja ngre krye kundër disa pikëpamjeve, dhe ai që nuk bëhet dot i tillë, është pothuajse gjithmonë dinak.

Njeriu i mençur nuk habitet asnjëherë.

Ndryshimi në mes të mendjes dhe gjenialitetit është se e para pothuajse gjithnjë e pranishme, ndërkohë që i dyti ikën shpesh.

Kur të qorton i mençuri është keq, por kur të lëvdon budallai, më keq.

Duartrokitjet janë mamuze për mendjet fisnike dhe qëllimi për mendjet e dobëta.

Mbi mendjen e njeriut mund të gjykohet më lehtë nga pyetjet se sa nga përgjigjet.

/TV Malisheva

Share.