Katër persona të mitur janë arrestuar në Prishtinë, pasi për shkaqe ende të panjohura ishin përfshi në rrahje dhe njëri prej tyre është therë me thikë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 10 shkurtit, ku i lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nga i cili njësiti policor ka sekuestruar një thikë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe hetuar rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari i cili dyshohet ta ketë therë tjetrin është dërguar në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

/TV Malisheva

Share.