Një episod i frikshëm ndodhi fundjavën që lamë pas ku mesfushori i Liverpoolit, Harvei Eliot theu këmbën pas një dueli në fushë me futbollistin e Leedsit.
Gjyqtari reagoi menjëherë duke ndëshkuar me karton të kuq Paskal për ndërhyrjen horror në dëm të kundërshtarit. Por nuk përfundoi këtu, Strujik u dënua me 3 ndeshje pezullim nga Federata Angleze për këtë rast.
I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Eliot i cili për hir të vërtetës bëri një gjest të madh. Mesfushori 18-vjeçar i kërkoi federatës që Strujik mos të ndëshkohej kaq rëndë për ndërhyrjen horror. Eliot komentoi në një postim të ‘’Sky Sport’’ në Instagram duke shkruar:
‘’Më vjen keq për këtë Paskal. Besoj se ishte gabim. Do të kalojë shpejtë vëlla dhe do të rikthehesh, qëndro pozitiv’’, shkruan 18-vjeçari.
Një gjest i madh nga ana e talentin anglez që e nënkupton gjithçka si të paqëllimshme duke mos bërë fajtor kundërshtarin që i theu këmbën.