Thomas Muller beson se Robert Lewandowski mund ta dëshmojë se është më i mirë se Lionel Messi në javën  e ardhshme në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi polak po kalon nëpër një formë jetësore, duke shënuar 53 gola në 44 ndeshje në të gjitha garat për Bayern Munichun.

Edhe Messi po shfaq formë të mirë te Barcelona, derisa mbrëmë si Lewandwsoki ndaj Chelseat edhe ai shënoi ndaj Napolit.

The pair will meet on Friday night in Bayern Munich's Champions League tie against Barcelona

“Do ta shohim të premten e javës së ardhshme. Lewy duhet t’i përgjigjet kësaj pyetje”, ka thënë Muller.

“Messi po ashtu ka luajtur mirë sot. Por, është në duart e Lewyt që të tregojë se është më i mirë se ai”, ka shtuar më tej gjermani.

Bayerni e eliminoi Chelsean, ndërsa Barcelona Napolin, për të kaluar në çerekfinale, aty ku në javën e ardhshme do të përcaktohet gjysmëfinalisti.

Share.