Zyra e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Istog, sot është thyer dhe demoluar nga persona të panjohur. 

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, zyrë kjo që funksiononte gjersa ishte kandidat për kryetar në këtë komunë.

“Po zyra është thyer”, tha Berisha.

Ndërkaq, Telegrafi ka pyetur në zyrën e informimit të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, rreth këtij rasti por, ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare.

/TV Malisheva

Share.