E di që zemra të merr flakërim
Dhe fryma të zë fjalët nën gjuhë
Ndaj dhemb shpirti
Dhe ajo pak shpresë e mbijetuar
Zë të shembet para syve
Nuk e di
Ndoshta ia arrite qëllimit
Vodhe lirinë e fjalës
Guximshëm
Barbarisht
Ndaj ngrije lart
Një pëllëmb mbi kokë,
një arnë të verdhë
Ta shfaqësh lirinë tënde sipër times
Ndalove vargun që buron lirshëm
Të gjitha metaforat m’i helmove
M’i theve, m’i shkele
M’i dënove me vdekje
E kur një ditë të ngrihet në shesh përmendore
E dhimbjeve të mia
Dhe sheshit lexohet vargjet e mia
Mbi ato varre metaforsh
Stinët, ta dish mirë, stinët
Asht e lëkurë do të mbesin
Shtrirë dhe pa frymë
Aty ku epokë jona
Nuk mbetet dhimbje
Ndonëse këngë dhimbje
Ka të ngjarë…
Kur më ikë nata e më zbardh mëngjesi.
Arben M. Krasniqi