Aktorja e njohur, Tiffany Haddish ka reaguar ndaj gjestit të Will Smith i cili goditi Chris Rock -un në ceremoninë e 94-të të ndarjes së çmimeve të Akademisë.
Haddish momentin e diskutueshëm e quajti si një veprim të bukur që një mashkull del në mbrojtje të partneres së tij.
“Kur pashë një burrë me ngjyrë të ngrihej për gruan e tij. Kjo do të thoshte shumë për mua”, tha Haddish, 42 vjeç, për People në Governors Ball pas ceremonisë.
Gjatë shfaqjes, Smith, 53 vjeç, doli në skenë dhe goditi Rock , 57 vjeç, pasi Rock bëri një shaka për flokët e gruas së tij Jada Pinkett Smith, shkruan People.
“Si një grua, e cila ka qenë e pambrojtur, që dikush të thotë, ‘Mbaje emrin e gruas sime larg gojës, lëre gruan time të qetë’, kjo është ajo që burri juaj duhet të bëjë, apo jo? Të mbroj ty”, tha Haddish, e cila luajti në “Girls Trip” me Jadën në vitin 2017.
“Nëse ajo nuk do të ishte lënduar, Will ndoshta nuk do të kishte thënë asgjë. Por ju mund ta shihnit qartë se ai ishte… Dhe ata e shfrytëzuan atë. Ata e shfrytëzuan atë, kështu që ‘duhet të bëj diçka’… Ai mbrojti gruan e tij”, tha Haddish.
Incidenti ndodhi pasi Rock, i cili po prezantonte çmimin për dokumentarin më të mirë, i bëri shaka gruas së Will në audiencë.