Malisheva është duke vazhduar të bëjë befasi në këtë edicion të Superligës së Kosovës, shkruan TV Malisheva.

Skuadra e Malishevës renditet në vendin e dytë në tabelë me vetëm një pikë më pak se lider Ballkani.

Pas rezultateve të mira, tifozeria “Torndao” do të jetë pranë klubit edhe në ndeshjen e radhës, ku Malisheva në Skenderaj do të përballet me klubin e Drenicës, shkruan TV Malisheva.

E, tifozeria që po “dridh” Kosovën ka vendosur që të këtë ditë të jetë në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, mirëpo fillimisht do të bëjnë homazhe në varrezat në Prekaz.

Ja njoftimi i plotë:

Share.