Feronikeli njoftoi gjatë ditë se ka arritur marrëveshje me trajnerin malazes Dejan Vukicevic.
Por, duket qartë se tifozët e klubit nga “Rexhep Rexhepi” nuk e pritën aspak mirë teknikun malazes, teksa fillimisht e “bombarduan” faqen zyrtare me komente, ndërkohë më klubi reagoi duke e ripublikuar lajmin për ti ‘zhdukur’ komentet negative (të cilat ishin mbi 100 sosh).
Nuk vonoi shumë as kundërpërgjigjja e presidentit të klubit Naser Ramaj, i cili në një intervistë dhënë “Gazetës Blic” deklaroi se trajneri i ardhur te Feronikeli është njëri ndër më të mirët dhe nuk se nuk merret me personat që nuk dinë të lexojnë.
“Ai është trajner malazez dhe është ndër trajnerët më të mirë. Ai nuk është serb dhe për ata që nuk dinë të lexojnë, nuk merrem shumë me ta”, tha shkurtimisht presidenti i kampionit kosovar.
Dejan Vukicevic ka linduar në Podgoricë dhe është 51 vjeçar.
Ai ka qënë futbollist i shumë skudrave të njohura si Buducnost/ Podgorica, Mogren/Budva, Partizan/Beograd, Sevilla/Spanjë, Larnaca/Qipro etj.
Image result for Dejan Vukicevic
Foto: Dejan Vukicevic, trajner i ri i KF Feronikelit
Vukićević ka qenë trajner i shumë skudrave të njohura si Zeta/Podgorica, Mogren/Budva, Mladost/Podgorica, Vojvodina/NoviSad, Dacia Chisinau/Moldova dhe në fund, në kampionatin paraprak 2018/2019, ishte trajner i skuadres Ventspils/Latvia.
Ai në karrierën e tij si menaxher numëron këto statistika:
194 ndeshje
97 fitore
44 barazime
53 humbje