Tifozët e Japonisë ishin bërë të famshëm gjatë Kupës së Botës në Rusi pasi që i pastronin stadiumet pasi përfundonin ndeshjet e Kombëtares së tyre. Të njëjtin veprim mbrëmë në “Fadil Vokrri” e bënë edhe disa tifozë kosovarë.

Kosova arriti ta sigurojë mbrëmë një fitore shumë të rëndësishme kundër Malit të Zi për ëndrrat për kualifikim në Kampionatin Evropian, që do të zhvillohen verën e vitit të ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Djemtë e Bernard Challandes arritën ta gjejnë golin e parë qysh në minutën e dhjetë të ndeshje, përmes Amir Rrrahmanit, e atë të dytën në minutën e 34-të, përmes Vedat Muriqit.

Për shkaqe sigurie, përderisa tifozët e Malit të Zi dilnin nga stadiumi “Fadil Vokrri”, tifozët kosovarë ishin detyruar të mbeten brenda stadiumit. Disa prej tyre e shfrytëzuan këtë ngjarje që t’i mblidhnin mbeturinat në “Fadil Vokrri”.

Share.