“Ibrox, zemër. Kjo është ndryshe”, ishin fjalët e lojtarit rumun Ianis Hagi, që mbron ngjyrat e Rangers, para disa ditësh dhe kjo gjë është dëshmuar përsëri.
Tifozët e skuadrës skoceze Rangers luajtën rolin e tyre në mënyrë mahnitëse duke krijuar atmosferë të zjarrtë në fitoren e mbrëmshme 3:1 të skuadrës së tyre kundër RB Leipzigut, përcjellë TV Malisheva.
Mbrëmë, në ndeshjen e kthimit skuadra e Rangers e mposhti me rezultat 3:1 skuadrën e RB Leipzig, ku rezultati i përgjithshëm brenda dy ndeshjeve është 3:2 për skocezët, kështu duke siguruar biletën drejt finales së Ligës së Evropës.
Trajneri i Rangers, Giovanni van Bronckhorst, kishte bërë thirrje drejt tifozëve që të jenë lojtari i 12, dhe këta të fundit u përgjigjën në mënyrën më të mirë.
Kjo ishte një natë historie në stadiumin “Ibrox” si dhe jashtë tij, dhe ata të cilët e përjetuan atmosferën do ta mbajnë gjithmonë në mend atë.
Që nga minuta e parë e ndeshjes e deri në përfundim të saj, i gjithë stadiumi ishte në këmbë duke kënduar dhe duke përkrahur klubin skocez.
Ky ishte një sukses i madh, një ndeshje ikonike, dhe një atmosferë vërtet e veçantë.
Më poshtë mund të gjeni videot e tifozëve vendas duke përkrahur skuadrën e Rangers.
/TV Malisheva
Ibrox, Belinda Carlisle, John Lundstram. One of the greatest nights ever.
"Ooo baby do you know what that's worth
John Lundstram is the best on earth
Silky scouser, just what we need,
He's gonna win us the Europa League."
Well played every @RangersFC player. See you in Seville pic.twitter.com/sGuMO6v11V— Adrian Durham (@talkSPORTDrive) May 6, 2022