Veprimi i Granit Xhakës duket se ka lënë të pakënaqur jo vetëm tifozët, por edhe bashkëlojtarët.
Reprezentuesi zviceran u shfaq i nervozuar me tifozët pasi këta të fundit e fishkëllyen në momentin që ai po zëvendësohej, në takimin me Crystal Palace që përfundoi baras 2-2.
Xhaka ofendoi tifozët në ‘Emirates’, përpara se të shqyente fanellën e të shkonte drejt tunelit, përcjell lajmi.net.
Një tifoz që shfaqet i revoltuar në rrjetet sociale është shprehur i zhgënjyer me klubin, trajnerin e në veçanti Granit Xhakën.
“Më vjen keq, por kjo tani më ka ardhur në majë të hundës. Nuk mund të udhëhiqni 2:0 si vendas ndaj Palace dhe të barazoni. Emery të kam mbështetur, por vëlla, mjaft është mjaft. Xhaka gjithashtu mund të pi*****. Nuk dua ta shoh kurrë më me fanellë të Arsenalit”, ka shkruar ai.
E këtë postim të tij, e ka pëlqyer sulmuesi francez i ‘Topçinjve’, Alexandre Lacazette së bashku me mijëra të tjerë.