Arbër Zeneli ka pranuar një mesazh fyes mbrëmë, pas humbjes së Kosovës nga Çekia.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, që mungon që nga qershori i vitit 2019, pasi këputi ligamentet në ndeshjen me Malin e Zi, përmes rrjetit social ka zbuluar mesazhin ofendues që ka pranuar nga një tifoz shqiptar me llogarinë ‘its6essiiii’.

Për shkak se Zeneli nuk ka mundur të jetë në fushë për shkak të lëndimit të rëndë, tifozi shqiptar ka dal krejtësisht nga vetja.

“E tani i thojna vetit shqiptar”, ka shkruar Zeneli në foton që ka publikuar në ‘Instastory’, duke publikuar edhe mesazhin e rëndë që i ishte dërguar atij.

Një lojtar si Zeneli nuk meriton as të fyhet dhe as të folët keq për të, ai ka dhënë gjithçka për këtë fanellën, për fanellën e ‘Dardanëve’, dhe do të vazhdojë të japë kur ta lë prapa dëmtimin e rëndë që e ka lënë jashtë për disa muaj.

Share.