Duket se efekti i karantinës dhe varshmëria ndaj videove ku shfaqen njerëz duke vallëzuar, ka bërë që një platformë të dominojë në mesin e të tjerave.

Sensor Tower që merret me mbledhjen e të dhënave analitike të aplikacioneve, ka bërë të ditur se TikTok është shkarkuar më se dy miliardë herë në nivel global.

“Aplikacioni më i shkarkuar ndonjëherë në një çerek viti”, është thënë për TikTok, pasi në tre muajt e parë të vitit 2020 është shkarkuar 315 milionë herë.

Ky pretendim, se është bërë aplikacioni më i shkarkuar brenda kësaj periudhe, nuk është ende zyrtar, pasi duhur mbledhur të dhëna edhe me kompani tjera.

Mirëpo, çfarë dihet sigurt, është se në dy muajt e fundit në TikTok janë shkarkuar më së shumti video se në muajt tjerë të vitit, derisa shikueshmëria ka qenë shumëfish më e madhe.

Situata si pasojë e coronavirusit, ku njerëzit duhet të qëndrojnë mbyllur në shtëpi, ka ndikuar që shikueshmëria të rritet, por edhe që përdoruesit të bëhen kreativ dhe të krijojnë video vet.

India dhe Kina prijnë me më së shumti shkarkime të TikTok, derisa Shtetet e Bashkuara ndodhen në pozitën e tretë me 165 milionë.

ByteDance është kompania që e ka në pronësi TikTok, që është vlerësuar me 80 miliardë euro. /Tv Malisheva

Share.