Skuadra dhe stafi i Tiranës duhet t’i nënshtrohen testeve për Koronavirusi, para transfertës në Gjirokastër ndaj Luftëtarit.

Instituti i Shëndetit Publik, i ka dërguar një shkresë klubit bardheblu për të kryer testet, në mënyrë që të jenë të sigurt për ndeshjen e radhës në kampionat raporton “Rtsh Sport”.

Kjo vjen për shkak të ndeshjes që Tirana kishte ditën e djeshme me Bylisin, teksa një ditë para ndeshjes, lojtari i ballshiotëve Eridon Qardaku rezultoi pozitiv me Koronavirus.

Share.