Arsenali ka pësuar një tjetër disfatë në kampionat pas asaj nga Wolverhamptoni në xhiron e kaluar të Premier Ligës.
Skuadra e Mikel Artetas ishte mysafire e Aston Villas nga e cila pësoi humbje me rezultat minimal 1-0 në kuadër të xhiros së 22.
Gjithçka sa i përket rezultatit u vendos vetëm në minutën e 2′ kur realizoi Watking pas asistimit të Traores.
Kështu Arsenali vazhdon të mos bind me performancat e tyre dhe tashmë ka vetëm 31 pikë dhe renditet në vendin e 10.
Nga ana tjetër, Aston Villa renditet në vendin e tetë me gjithsejtë 35 pikë të tubuara. /TV Malisheva