Tokio sot ka regjistruar temperaturat më të larta për qershorin në 147 vjetët e fundit, njoftoi agjencia japoneze e motit.
Kryeqyteti po zien nën valën e fortë të të nxehtit, pasi temperatura arriti në 36,4 gradë Celsius.
“Është temperatura më e lartë për qershorin në të dhënat e disponueshme që nga viti 1875”, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë.
Japonia këtë muaj regjistroi edhe fundin e hershëm të sezonit me shi, pasi meteorologët thanë se ishte sezoni më i shkurtër në rajonin e kryeqytetit gjatë historisë së regjistruar të vendit./Atsh