Nënkryetari i Dumës Shtetërore të Rusisë, Peter Tolstoi, ka thënë se Rusia “nuk e ka njohur dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, e cila ishte dhe duhet të mbetet pjesë e Serbisë”, transmeton H1, përcjellë TV Malisheva.
“Ndarja e dhunshme e shtetit është e papranueshme nga çdo këndvështrim, nëse kjo ndarje është iniciuar nga vetë populli dhe nëse ky qëllim nuk do konfirmohet në një referendum paqësor, siç ndodhi në rastin e ribashkimit të Krimesë me Rusinë”, tha Tolstoi.
“Nëse kthehemi te fjalët e Vladimir Putin, i cili e krahasoi njohjen e pavarësisë së rajoneve pro-ruse në Ukrainë me precedentin gjyqësor në lidhje me Kosovën, ai këtë e ka thënë për të nxjerrë në sipërfaqe standardet e dyfishta dhe hipokrizinë e perëndimit”, tha Tolstoi.
I pyetur për luftën në Ukrainë, ai tha se “është tashmë e qartë sot se kjo është një betejë e Perëndimit kundër Rusisë, e cila po zhvillohet në territorin e Ukrainës dhe në kurriz të jetëve të ukrainasve”.
“Ky nuk është një konflikt lokal, por një konflikt midis dy qytetërimeve të ndryshme, ideologjive të ndryshme”, tha Tolstoi.
/TV Malisheva