Juventus duket se është shumë afër transferimit të yllit të Brescias, Sandro Tonali.

Alfredo Pedulla nga SportItalia ka raportuar se skuadrat evropiane si Paris Saint-Germain, Liverpool, Manchester United dhe Manchester City janë të interesuar për mesfushorin i cili tani vlerësohet me 50 milion €, transmeton KosovaPress.

Ndërsa sipas Corriere dello Sport, Juventus është skuadra e cila është duke e menduar të ardhmen me Tonalin në krahë.

Pas sigurimit të Dejan Kulusevskit nga Parma ditë më parë, Tonali pritet të jetë përforcimi i ri i Juventusit.

Tonali ka luajtur 18 ndeshje në Serie A ketë sezon dhe ka shënuar një gol, duke dhuruar gjithsej edhe 2 asistime.

Share.