Përgatitja jotipike e topthave, këtë herë pa biskota dhe sheqer – por vetëm nga përbërësit më të shëndetshëm!

Përbërësit:

▪ një filxhan arra indiane të njomura 2 orë,
▪ 1 filxhan arra të njomura 2 orë,
▪ 1 filxhan miell bademi apo tërshëre,
▪ ½ filxhan kakao të freskët pluhur
▪ 2 hurma të freskëta të grira,
▪ 2 shurup agave apo mjaltë,
▪ 1 lugë vaj kokosi
▪ për zbukurim: miell kokosi, fruta arrore të bluara, kakao.

Përgatitja:

Qitni arrat dhe arrat indiane në blender dhe bluani. Pastaj shtoni edhe përbërësit e tjerë në blender dhe përzieni.

Vendosni letër për pjekje në tabaka katrore dhe tëholloni “brumin” dhe lëreni në frigorifer rreth 30 minuta.

Priteni me thikë në katrorë të vegjël afërsisht të madhësi së njëjtë dhe bëni toptha dhe rrotulloni në “zbukurimet” e zgjedhura.

Mbani në frigorifer pra se t’i shërbeni. /TV Malisheva

Share.