Tifo-grupi nga Mitrovica, “Torcida” ka kujtuar 21 vjetorin e masakrës se njëzet burrave e grave në rrugën e Kovaçve nga okupatori serb.

Torcida në njoftimin e tyre zyrtare kanë shkruar se “Gjaku juaj është themel, gjaku juaj është mburoja e kombit”.

“14 prill 1999, buzë festës së lirës e cila na mungoj për një shekull, okupatori Serbosllav gjakosi duart me jetërat e njëzetë burrave e grave nga Mitrovica në rrugën e Kovaçve.

Ata/ato ishin të paarmatosur, mirpo e kishin një armë brenda shpirtit, idealin për Liri e Shtet-ndërtim.

Gjaku juaj është themel, gjaku juaj është mburoja e kombit. Ne do vdesim një ditë, ju do jetoni përgjithmonë si shpirta të bardhë”, shkruhet në njoftimin e Torcidës.

Share.