Një tornado e pazakontë u raportua në afërsi të Hanfordit, Uashington dhe një video dramatike në Twitter është postuar nga Matt McKnight, i cili ishte duke vozitur derisa ndodhej në detyrë.

Ai arriti të xhirojë pamje të tornados në autostradën 240, ku shihen shkurre të shpërndara.

McKinght shpejt e kuptoi se makina e tij ishte e rrethuar me shkurre.

“Një moment më vonë, ishte një grup që u formua dhe duhej të ngadalësoja,” tha ai.

Pjesa më e frikshme, shtoi ai, ishte të shpëtonte nga tornadoja që e rrethonte. Për fat të mirë, e tëra përfundoi mirë dhe pa pasoja./ Tv Malisheva

Share.