Një ëmbëlsirë shumë e shijshme dhe që mund të përgatitet gjatë ditëve të fundjavës për të krijuar atmosferë të këndshme në familje ose për raste festash
Nevojiten për koren:
2 vezë
150 gr sheqer
150 gr margarinë
4 lugë kakao
25 dkg miell
një qese pluhur për simite
Nevojiten për fill:
1 limon
2 dl qumësht
5 lugë grizë gruri
150 gr margarinë
20 dkg sheqer
Dekorimi:
10 dkg çokollatë dhe arra të grimcuara
40 gr margarinë
2 lugë kakao
1 lugë vaj
6 lugë qumësht
Përgatitja:
Për të bërë koren, tundni vezët dhe sheqerin në një enë të thellë dhe shtoni kakaon dhe përzieni.
Në enën tjetër përzieni miellin dhe pluhurin për simite dhe shtoni margarinën të cilën e keni bluar në rende dhe ngjisheni me duar.
Shtoni përbërjen e vezëve dhe bashkoni. Ndani në 3 pjesë, holloni në kore të rrumbullakëta dhe piqni në 180 gradë rreth 15 minuta.
Për të bërë fillin, zieni në zjarr të dobët qumështin dhe sheqerin, gradualisht duke i përzier. /TV Malisheva