India së fundmi ka hyrë në librin e rekordeve Guinness duke përgatitur tortën më të madhe në botë.
Në përgatitjen e saj ndihmuan rreth 1500 pastiçierë. Torta është e gjatë 6-të kilometra e gjysmë, ka një trashësi prej 10-të centimetrash dhe peshon diku tek 27-të ton.
Ajo u shtrua në dhjetëra tavolina të cilat ishin vendosur në qytetin e Thrissur (kryeqyteti kulturor i Kerala, në jug të Indisë). Pastiçierëve ju deshën 4 orë, 120 kilogramë sheqer dhe miell për të bërë të mundur përgatitjen e saj.
Në këtë mënyrë India është në pritje të konfirmimit për të “thyer”, rekordin e mëparshëm për përgatitjen e një torte, e cila mbahet nga Zixi (qytet në Kinë). Kujtojmë që në vitin 2018-të ata bënë një tortë me fruta rreth 3.2 kilometra të gjatë./tch