Kjo tortë mund të përgatitet për çdo rast. E shpejtë, e lehtë, me shije!
* 225 g çokollatë të zezë,
* 6 vezë,
* kripë sa mund të kapet me një gisht,
* 125 g gjalpë,
* 500 g pure të ngrirë gështenje,
* 2 lugë rum
Për shtojcë:
* 100 g çokollatë të zezë,
* 250 g mililitra ajkë për krem,
* disa pika ekstrakt vanilje
Përgatitja:
Ngroheni furrën në 180 gradë celsius.
Ndani të bardhët dhe të verdhët e vezëve dhe në enë të veçanta bashkë me pak kripë tundni të bardhët deri sa të marrin formën e borës.
Në enën tjetër tundni të verdhët e vezëve, purenë e gështenjave dhe gjalpin. Në përbërje ngadalë qitni gjysmën e të bardhëve të vezëve, rumin dhe çokollatën e shkrirë.
Të gjitha bashkë përzieni dhe në përbërje shtoni pjesën e mbetur të të bardhëve të vezës.
Kallëpin e tortës lyeni me gjalpë dhe mbështilleni me letër për pjekje dhe përbërjen qiteni në kallëp.
Piqeni tortën nga 40 deri në 60 minuta.
Vërejtje: Torta patjetër duhet të mbetet e butë në mes, nëse me thikë kontrolloni a është pjekur torta – thika duhet të jetë e pastër.
Lyeni me ajkë, shtoni disa pikë ekstrakti të vaniljes dhe përzieni derisa të bëhet përbërja njëngjyrëshe e gështenjtë.
Derisa përbërja është ende e nxehtë, lyeni sipër tortën, dekoroni me gështenja, çokollatë apo karamele. /TV Malisheva