- Reklamë e sponsorizuar -

Provojeni ta gatuani në këtë mënyrë që familjarët të mbeten të kënaqur

Përbërësit për mbushje:

– 10 të verdhë të vezëve;
– 6 lugë sheqer;
– 100 g çokollatë të zezë;
– 250 g margarinë.

Për kore:

– 10 të bardhë të vezëve;
– 300 g sheqer;
– 250 g fiq të thatë të grirë;
– 100 g arra të grira imët;
– 60 g miell.

Për dekorim:

– 300 ml ajkë të ëmbël;
– 100 g çokollatë të zezë.

Përgatitja:

Tundni të bardhët e vezëve derisa të bëhen shkumë dhe, gradualisht, lugë pas luge, shtoni sheqer. Tundni derisa sheqeri të shkrihet, pastaj shtoni fiqtë dhe arrat.

Përzieni me dorë (assesi me mikser), shtoni miellin dhe bashkoni tretjen. Tretjen derdheni në tepsi katrore të mbështjellë me letër për pjekje.

Piqeni në furrën e nxehur në 180 gradë Celsius, rreth 20 minuta. Koren nxirreni nga furra, ftoheni dhe priteni në tri pjesë të njëjta.

Tundni të verdhët e shkumuara me sheqer, pastaj zini në avull. Shtoni çokollatë të zezë, përzieni derisa të shkrihet dhe lëreni të ftohet. Mbushjen e ftohur shtoni margarinën e tundur dhe tundeni.

Mbusheni tortën me këtë radhë: kore-mbushje-kore-mbushje-kore,pastaj gjithë tortën lyeni me mbushjen e mbetur.

Dekorojeni tortën me krem, spërkateni me çokollatë të grirë në rende dhe derisa ta shërbejeni, ruajeni në vend të ftohtë. /TV Malisheva

- Reklamë e sponzorizuar -