Desert freskues dhe i lehtë, perfekt për të gjitha rastet!

Përbërësit:

– 1 filxhan 250 ml,
– 125 g gjalpë (bën edhe margarinë),
– 325 g (1 konservë) qumësht të kondensuar,
– 250 g biskota të bluara;
– 1 gjysmë filxhani miell kokosi,
– 2 lugë lëng limoni.

Për glazurë të bardhë:

– ¾ të filxhanit sheqer pluhur,
– lëng nga gjysmë limoni.

Përgatitja:

Në një enë vendosni letër për pjekje apo vetëm lyeni me gjalpë apo margarinë.

Përdorni tepsinë e madhësisë 22×13 cm. Nëse dëshironi që ëmbëlsira të jetë më e trashë, atëherë përdorni një enë më të vogël.

Shkrini gjalpin me qumështin e kondensuar, shtoni kokosin, biskotat e bluara dhe lëngun e limonit, përzieni mirë masën dhe kalojeni në tepsi.

Rrafshoni mirë masën me shuplaka dhe lëreni të ftohet.

Në një enë të vogël hidhni sheqerin pluhur dhe lëngun e limonit që të shkrihen mirë në zjarr të ulët duke i përzier vazhdimisht.

Glazura është gati kur masa të jetë mesatarisht e trashë dhe duhet të mbetet plotësisht e bardhë. Nëse ju duket shumë e trashë, shtoni edhe një lugë ujë.

E rëndësishme është qe sapo ta hiqni nga zjarri ta hidhni menjëherë në tepsi dhe ta përhapni glazurën sepse forcohet shpejt.

Lëreni të ftohet mirë. Shërbejeni të prerë në kube ose trekëndësha. /TV Malisheva

Share.