Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka thënë se ditëve të fundit, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, po i kërcënon asamblistët e partive tjera në këtë qytet, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se ai i kërcënon asamblistët se do t’i largojë me dhunë nga zyra e tij me dhunë policore.

“Ditëve të fundit e kemi edhe një situatë shumë interesante, ku kryetari Haskuka, të gjitha partitë që e përbejnë asamblenë e Prizrenit, i kërcenon se do t’i largojë me dhunë nga zyrja e tij, i kërcënon me dhunë policore pra”, tha Totaj. /TV Malisheva

Share.