Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Toraj, i ka quajtur megalomane premtimet e kryeministrit Albin Kurti, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se negociatat me Serbinë janë obligim ndërkombëtar që nuk mund tu shmanget, si dhe për çështjen e bashkimit kombëtar e ka pyetur se a e ka ditur këtë më herët.

“Negociatat me Serbinë janë një obligim ndërkombëtar të cilit në asnjë mënyrë nuk mund t’i iket dhe këtu është ai disbalanci në mes të premtimit megaloman dhe realitetit që na pret, në anën tjetër kemi parë një deklarim të tij ku thotë se bashkim kombëtar nuk mund të bëjmë ngase nuk na lejon Kushtetuesja, a nuk e ka ditur zotri Kurti këtë më herët”, ka thënë Totaj.

Ai ka shtuar se Kurti ka qenë i zëshëm për luftën kundër nepotizmit dhe korrupsionit, ndërsa nga vetë kjo parti ka anëtarë me aktakuza aktive.

“Në anën tjetër ai ka qenë tepër i zëshëm për luftën kundër nepotizmit dhe korrupsionit, e kemi kryetaren e grupit parlamentar të LVV e cila ka një aktakuzë aktive. Po ashtu e kemi ministrin Liburn Aliu që ka aktakuzë aktive”, ka shtuar ai. /TV Malisheva

Share.