Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetari i degës së kësaj partie në Prizren, Shaqir Totaj, ka thënë se pothuajse të gjitha zgjedhjet në Kosovë kanë qenë të jashtëzakonshme, por këto të fundit kanë qenë edhe më të jashtëzakonshme, shkruan TV Malisheva.

Kjo për shkak të mungesës dhe arrestimit të liderëve të kësaj partie, Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli.

“Pas shpalljes së pavarësisë, për Kosovën të gjitha zgjedhjet kanë qenë të jashtëzakonshme, por këto të fundit kanë qenë veçanërisht të jashtëzakonshme, për një arsye tepër të veçantë, ngase në nëntor janë arrestuar në mënyrë të padrejtë, kryetari Veseli dhe presidenti Thaçi. /TV Malisheva

Share.