Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka thënë se akuzat që kryeminsitri Kurti i adresonte drejt të tjerëve, tani po i bën vetë, me dozë dhe me arrogancë më të madhe, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se këtë e bëri ai në zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente.

“Kurti ka thënë se nuk do të ketë Qeveri që vije si rezultat i pazareve, ai ka konsideruar se marrëveshja me një deputet është çështje e pazareve. Akuza e zotrit Kurti bie në konflikt ngase të gjitha ato që i ka kritikuar, tani po i bën vetë dhe po i bën me një arrogancë dhe me një dozë akoma më të theksuar”, ka thënë ai. /TV Malisheva

Share.