Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, tha se rezultati zgjedhor i PDK-së është leksion për ta, por që në zgjedhjet lokale kjo parti do të kthehet fuqishëm, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se në zgjedhjet lokale, do të përmirësohen nagse ky rezultat ishte si pasojë e veprimeve jo të duhura të kësaj partie.

“Kemi arritur të bëjmë një analizë, të nxjerrim disa konkuzione, ky konstelacion i PDK-së nuk mund të fajësohet për këtë rezultat zgjedhor, mendoj se ky rezultat zgjedhor është pasojë e disa veprimeve në kontinuitet të viteve të fundit që kanë treguar se nuk kanë qenë veprimet e duhura për PDK-në, sido që të jetë ky është një leksion për PDK-në, ne do të dimë të nxjerrim mesazh dhe mësim dhe të identifikojmë fushatë ku do te permiresohemi, dhe qysh në zgjedhjet lokale në tetor të këtij viti të kthehemi fuqishëm”, ka thënë Totaj. /TV Malisheva

Share.