Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka thënë se reformat duhen të bëhen për tu përmirësuar dhe jo për opinionin publik, shkruan TV Malisheva.

Ai ka shtuar se menaxhimi i resurseve humane ka hapësirë për përmirësim.

“Të mos bëjmë reforma për të kënaqur apetitin e opinionit publik, por të shohim realisht se ku janë ato pikat që ne kemi mundësi të përmirësohemi, unë personalisht mendoj se te menaxhimi i resurseve humane ka hapësirë të madhe për përmirësim”, ka thënë Totaj. /TV Malisheva

Share.