Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka thënë se Vetëvendosje në këtë qytet ka ardhur në pushtet me kritika e premtime spektakulare, por që, sipas tij, ka dështuar në të gjitha pikat e qeverisjes lokale, shkruan TV Malisheva.
“Ata kanë ardhur në pushtet me kritika agresive e arrogante e premtime megalomane , kanë dhënë premtime spektakulare, kanë kritikuar çdo gjë dhe mendoj se ajo ka qenë një çasje jokorrekte, dhe tani çka ka ndodhur, pasi që kanë ardhur në pushtet, jo që nuk kemi zhvillim por kemi dështim në te gjitha pikat kryesore në të cilat qeverisja lokale duhet të funksionojë”, tha Totaj.
Ai shtoi se gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes në Prizren ka pasur rënie të investimeve prej 19 deri 20 milionë euro.
“Për tri vite kemi një suficit prej 19-20 milionë euro”, tha ai. /TV Malisheva