Sot në kryeqytet u zhvillua derbi mes Prishtinës dhe Gjilanit, i vlefshëm për javën e katërt në Superligën e Kosovës.
Derbi i zhvilluar në “Fadil Vokrri” ishte tejet dramatik, teksa në fund u mbyll me shifrat 1-1.
Para fillimit të ndeshjes, afër stadiumit u pa trajneri i njohur, Afrim Tovërlani, duke blerë biletë për ta parë ndeshjet nga afër.
Një veprim që rrallë shihet nga ndonjë trajner apo sportist në vendin tonë, por që padyshim është një shembull i mirë.
Kujtojmë se 54-vjeçari në të kaluarën ka luajtur për FC Prishtinën, por edhe e ka drejtuar këtë skuadër. “Toki” ka qenë trajner te kryeqytetasit nga viti 2007 deri më 2009 dhe nga viti 2012 deri më 2014.
Afrim Tovërlani e ka fituar tre herë titullin e kampionit me Prishtinën dhe një herë me Feronikeli, duke qenë kështu trajneri më i trofshëm në Kosovë. /TV Malisheva