Pasi që makinat e vogla crossover po kanë popullaritet shumë të madh, Toyota ka vendosur që të sjellë edhe një tjetër në treg
AutoNocion raporton se Toyota mund ta sjellë gjatë kësaj jave, një CH-R me përmasa më të vogla, me 1.5 litra dhe mundësi të tërheqjes me të gjitha rrotat.
Në këtë formë, Toyota do të rivalizojë në treg me Nissan Rogue dhe Hyundai Kona, si dhe versionin me çmim të lirë Venue, që janë makina të njëjta.
Bazuar në burimet e afërta me Toyota, kjo makinë mund të ngjajë shumë edhe me Yaris, që u tregua një makinë mjaft e fuqishme dhe e mirë. /Tv Malisheva