Toyota Corolla do të ketë vetëm një version hibrid në tregje të caktuara në të ardhmen.

Corolla tani përfshin dy versione të reja të zbuluara në Panairin e veturave në Gjenevë në fillim të këtij viti – hatchback i frymëzuar nga GR Sport dhe një variant i ngritur “crossover” i Touring Sports Trek.

Corolla do të vazhdojë me dy opsione hibride me benzinë-elektrike: një motor  121 kuaj fuqi me 1.8 litra dhe një motor 180 kuaj fuqi me 2.0 litra, transmeton KosovaPress.

Një turbo-motor me benzinë 1.2 litra nuk u përfshi në ofertë. Kohët e fundit Toyota prodhoi crossoverin  C-HR vetëm si hibrid. Pajisjet e reja GR Sport në Corolla mban emrin e Gazoo Racing, sektori i motorëve të Toyota. Ai përmban disa nga elementet e stilit nga modeli GR, megjithëse sistemi i vozitjes dhe performanca mbeten të pandryshuara.

Corolla GR Sport dhe Corolla Touring Sports Trek tashmë mund të porositen në disa vende të Evropës, ku dërgesat do të nisin në janar.

Të gjitha versionet do të paraqesin Apple CarPlay dhe Android Auto si pajisje standarde.

Share.