- Reklamë e sponsorizuar -

Duket se tani është koha më e mirë, për ta blerë këtë model të ri

Me çmim fillestar prej 45,750 eurove, Supra është makina më e shtrenjtë për pasagjerë nga Toyota, duke ia kaluar edhe modelit Mirai.

Pasi që është lansuar shumë vonë, lirimi ka qenë i rrallë, pasi hiqeshin vetëm 900 euro nga ky prodhues japonez.

Ky lirim duket se është dyfishuar, pasi Toyota ka bërë një marrëveshje të fshehtë me shitësit e makinave, që ta shesin për 1,800 euro më lirë.

Lirimi i fundit, e bën 43,900 euro modelin e ri Supra, ndërsa në çmim përfshihet edhe transporti deri te blerësi.

Të interesuarit, mund ta blejnë edhe me kredi për 60 muaj, duke paguar 2.9 për qind, apo për 70 muaj për 3.49 për qind.

Nëpërmjet këtij lirimi, Toyota i ndihmon shitësit që t’i largojnë sa më shpejtë këto makina, që të kenë mundësi t’i blejnë versionet e reja që vijnë gjatë vitit që vjen.

Derisa, lirimi është bërë edhe për t’i ndihmuar blerësit në këtë kohë pandemie, që të blejnë me ofertë sa më të mirë. /Tv Malisheva

- Reklamë e sponzorizuar -