Toyota Yaris i ri u emërua Makina Evropiane e Vitit 2021, ashtu si në vitin 2000 kur titulli u mor nga gjenerata e parë e modeleve.
Një juri prej 59 gazetarësh automobilistikë nga e gjithë Evropa, përzgjodhi edhe këtë gjeneratë dhe më në fund vendosi ta shpallte atë më të mirën në vitin aktual.
Me 266 pikë, Yaris ishte përpara Fiat 500 të vendit të dytë me 240 pikë dhe Cpre Formentor me 239 pikë.
Juria vlerësoi teknologjinë hibride të Yaris për udhëtimin e saj të qetë, emetimet e ulëta dhe çmimin e volitshëm – gjë që shpjegon pse mbi 80% e klientëve të Yaris zgjedhin një makinë të tillë hibride.
Yaris gjithashtu ka marrë vlerësime për dizajnin e saj, performancën dinamike dhe sigurinë superiore.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve vjen vetëm disa ditë pasi Yaris u emërua makina më e shitur në Evropë në janar të këtij viti.
Toyota ka marrë tre herë çmimin Evropian të Makinës së Vitit.
Yaris fitoi në 2000, Prius mori në 2005, dhe Yaris i ri mori përsëri trofeun fitues 2021./TV Malisheva