Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, priti nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme të ulët ”Ibrahim Mazreku”, ku i njoftoi me punën e institucioneve komunale, që nga kryetari i komunës, drejtoritë, sektorët dhe Kuvendi Komunal, për vendimet, projektet e në veçanti u foli për përkujdesjen që kanë për shkollat, pajisjen e shkollave me mjete mësimore, kabinet, salla sportive, biblioteka dhe krijimin e kushteve  e ambienteve sa më të mira  për nxënësit, mësimdhënësit, që mësimnxënia të jetë sa më cilësore.

Krasniqi në vazhdim drejtuar nxënësve tha

” Ky takim është i veçantë për mua, sepse ju jeni , këshilltarët e së nesërmes, mësimdhënësit, mjekët, inxhinierët, jeni drejtuesit e komunës dhe pse jo të shtetit tuaj”përfundoi Krasniqi.

 Ndërsa kërkesat e nxënësve për  nënkryetarin Krasniqi ishin:

Që të investohet në krijimin e hapësirave të jashtëme e të brendshme të shkollave si, këndi i argëtimit të nxënësve, këndi i librave, pajisja  me mjete të teknologjisë informative, tabela degjitale .

 Në fund, Krasniqi, uroi për sukseset e arritura  nxënësit, mësimdhënësit dhe u zotua se arsimi është prioriteti i parë për ne si qeveri komunale./TV Malisheva

Share.