Një  2-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht, pasditen e sotme në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se i mituri dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i pestë i banesës.

Për pasojë 2-vjeçari ka ndërruar jetë. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2022, rreth orës 16:30, në rrugën “Shefqet Kuka”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të pestë të banesës, një fëmijë 2 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Share.