Një aksident i rëndë ka ndodhur në një sheshxhirimi në Nju Meksiko, ku aktori i njohur Alec Baldwin vrau me armë zjarri një grua, pjesëtare të stafit dhe plagosi regjisorin e filmit.

Sipas komunikatës së policisë së Santa Fesë, gjatë regjistrimit të filmit “Rust”, aktori Baldwin qëlloi me një armë që duhet të ishte replikë duke vrarë në vend drejtoreshën e fotografisë Halyna Hutchins dhe plagosur regjisorin Joel Souza.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por sipas të dhënave, Baldwin u pa jashtë zyrës së sherifit lokal me lot në sy, deri më tani ai nuk ka folur me asnjë media.

“Zyra e sherifit konfirmon se dy persona u qëlluar me armë në sheshxhirimin e filmit “Rust”. 42-vjeçarja Halyna Hutchins dhe 48-vjeçari Joel Souza u qëlluan me armë nga producenti 68 vjeçar Alec Baldwin. Hutchins u dërgua me helikopter në spital, por plaga e saj ishte fatale, kështu që ndërroi jetë”, shkruhet në komunikatën e policisë./A2/TV Malisheva

Share.