Një tragjedi ka ndodhur në Kolumbi. Në stadiumin “El Espinal” të Tolimas shumë persona ishin mbledhur për të ndjekur përleshjet me demat.
Të paktën katër njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 300 të tjerë janë plagosur, pas shembjes së një tribune gjatë një gare me dema në qendër të Kolumbisë.
Në pamjet video është parë që tribuna prej druri, me tri nivele, dhe e mbushur me spektatorë, që është shembur në stadiumin El Espinal.
Një dem është parë duke lëvizur teksa njerëzit vraponin në panik. Ngjarja tradicionale, e njohur në Kolumbi si “correlaja” përfshin anëtarë të publikut, të cilët duhet të hyjnë në ring për të tërhequr vëmendjen e demave.
Videoja e postuar nga presidenti i sapozgjedhur i Kolumbisë, Gustavo Petro, tregon një tribunë plot me spektatorë që shembet, ndërsa njerëzit vrapojnë të tmerruar.
“Na vjen shumë keq për atë që ndodhi në arenën tonë të ndeshjes me dema”, tha Juan Carlos Tamayo, kryetari i bashkisë Espinal.
“Dua t’u kërkoj qytetarëve që janë në zonë që të evakuohen, autoritetet tashmë po i përgjigjen urgjencës dhe të lënduarit janë dërguar në spitale“.
Asnjë shkak zyrtar i shembjes së stadiumit nuk është dhënë, por Tamayo tha në deklaratën e tij se autoritetet “kanë filluar tashmë të hetojnë shkaqet e asaj që ndodhi“.
/TV Malisheva