Këshilltarja në Qeverinë e Kosovës dhe kryetarja e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve, Rada Trajkoviq, në një intervistë për Deutsche Welle, ka thënë se “dy kombet janë të drejtuara nga njëra-tjetra dhe se së bashku duhet të arrijnë në Evropë, por edhe se qeveria e Beogradit po pengon punën e saj”.

Trajkoviq thekson se autoritetet e Beogradit e shohin atë si dikë “që dëshiron t’ia heqë Kosovës një pjesë të sundimit mbi serbët nga Vuçiq dhe pjesën e tij kriminogjene që e udhëheq, e që është Milan Radoiçiq”.

Ajo thotë se në Beograd në thelb është në “arrest shtëpiak” dhe se jeton “shumë pa liri, ndërsa në Kosovë ndihet më e relaksuar, edhe pse dikur ka qenë nën mbrojtjen e fortë të bashkësisë ndërkombëtare”.

Në Kosovë – kur bëhet fjalë për serbët – sipas Rada Trajkoviqit ka “dy realitete”.

“Në veri serbët janë shumë të frikësuar dhe janë nën kontroll të plotë – si mendor ashtu edhe fizik – nga elementët kriminalë, Radoiçiq dhe grupet e tij, përmes të cilëve ai kontrollon sjelljen e mbarë popullit serb“, thotë Trajkoviq.

Sipas saj, bashkësia ndërkombëtare dhe Vuçiq kanë bërë një gabim të madh kur është fjala për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.

“Ata lejuan që integrimi i serbëve të bëhet nga mafia. Dhe kur integrimi bëhet nga mafia, rezultati duhet të jetë fitimi”.

“Në momentin kur e panë se u kërcënohej fitimi, ata kaluan në incidente, destabilizimin e veriut të Kosovës dhe vetë Kosovës”, thekson ajo.

/TV Malisheva

Share.