Stadiumi nacional për Përfaqësuesen e Kosovës ishte vendosur që të ndërtohej në Drenas derisa në pushtet ishte qeveria ‘Haradinaj’, por me largimin e këtij të fundit nga ekzekutivi dhe me fitoren e opozitës në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, mund të ketë ndryshime në këtë aspekt.
Lumir Abdixhiku, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, mbrëmë në një emision televiziv, kishte thënë se stadiumi në fjalë do të ndërtohet në Bërnicë.
Derisa po zhvillohet ky debat, mendim për këtë çështje ka dhënë edhe trajneri i njohur kosovar Agron Selmani.
Ish-‘timonieri’ i Ferizajt ka thënë se stadiumi nacional duhet të ndërtohet në Ferizaj, dhe se për këtë ka dhënë disa arsye.